
Prej më shumë se një ore kryeqyteti është në kaos për shkak të trafikut të rënduar.
Policia Rrugore e Tiranës ka dhënë detaje për rrugët që duhet të shmangin përdoruesit e mjeteve.
Aktivitet e organizuara për festat e fundvitit në sheshin “Skënderbej” dhe moti i keq kanë rënduar qarkullimin rrugor në kryeqytet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Policia Rrugore e Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në drejtim të qendrës, me qëllim për të mos bllokuar lëvizjen në Unazën e Vogël.
Sipas Policisë qytetarët duhet të shmangin qarkullimin në këto akse të kryeqytetit: – Rruga e Durrësit;
– Rruga e Kavajës drejt rrugës “Ibrahim Rugova”;
– Bulevardi “Zogu i Parë” drejt rrugës “Urani Pano”;
– Rruga e Dibrës drejt 9-katsheve;
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt rrugës “Abdi Toptani”;
– Rruga e Elbasanit drejt 9-katsheve.
Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.



