
Analisti Aleksandër Çipa tha në studion e MCN Live se janë katër qytete dhe jo vetëm Elbasani që lakohen për krime zgjedhore.

Sipas Çipës, palët politike ndryshe nga herët e mëparshme janë para një lupe të madhe vëzhgimi.
Nuk është vetëm Elbasani janë të paktën 4 qytete që përmendën për çdo tur zgjedhor që zhvillohet në Shqipëri.
Sfida nuk është vetëm e partitizmit për të mos përdorur elementët kriminalë, për procesin zgjedhor të 11 majit, por e institucioneve që kanë krijuar një task forcë kundër krimeve zgjedhore.
A do ia dalin ta evitojnë këtë ndikim që shpesh është arbitrar?
Palët politike ndryshe nga herët e mëparshme janë para një lupe të madhe të vëzhgimit të këtij procesi.



