Analisti Ëngjëll Musai u shpreh në MCN Live për çështjen e AKSHI-t, duke kritikuar vendimin e Partisë Socialiste për të mos lejuar një hetim të thelluar.
Sipas Musait, kryeministri deklaron se korrupsioni në vend është minimal, por raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë shifra të tjera.
Në raportin e KLSH për blerjet e vogla dhe shërbimet e brendshme, humbja arrin 260 milionë euro në vit, pa përfshirë prokurimet dhe tenderat. Kjo është hipokrizi.
Musai thekson se AKSHI është kthyer në një organizatë kriminale që prek jo vetëm interesat kombëtare, por edhe ato të NATO-s.
Aty është një organizatë e mirëfilltë kriminale që prek interesat e vendit tonë dhe pastrimin e parave të grupeve të drogës. Është përpjekur të mbyllet çështja e AKSHI-t, dhe unë kam informacione të sigurta se senatorë dhe drejtues të kongresit kanë kërkuar nga opozita shqiptare të mos e tolerojë.
Analisti nënvizoi ndikimin e kësaj strukture edhe në sektorin ekonomik.
Shumica e bizneseve në Shqipëri, nga Ksamil deri në Shkodër, kanë marrë vetëm 20% të kredive për ndërtim, ndërsa 80% të parave nuk dihet ku janë gjetur. Çështja e AKSHI-t lidhet gjithashtu me shantazhet ndaj institucioneve që ndihmojnë zgjidhjen e problemeve dhe pengojnë aktivitetin e paligjshëm, siç është rasti i Endri Meksit.
Musai paralajmëron se pa krijimin e një komisioni hetimor të pavarur, nuk mund të ketë besim në institucionet e vendit.
Askush nuk të jep besim nëse nuk krijohet komisioni i famshëm për të nxjerrë të vërtetën. Kjo është arsyeja pse vendi është në këtë situatë të rëndë kriminale, dhe fajin e vendos te opozita, sepse nuk duhet të ndalet zbulimi i të vërtetës.”



