<p>Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar për nxitje të uljes së menjëhershme të normave të interesit. Gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Trump tha se me uljen e çmimeve të naftës, do të kërkohet që normat e interesit të ulen menjëherë.</p> <p>Në studion e lajmeve të MCN, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, tha se marrëveshja që Trumo propozon është e vështirë. Megjithatë, sipas tij, një lëvizje e tillë do të dëmtonte ekonomikisht Rusinë si prodhuese e naftës.</p> <blockquote> <p><em>Nëse Arabia Saudite dhe OPEC ulin çmimet e shitjes së naftës, atëherë Europa dhe gjithë të tjerët që kanë nevojë për naftë po të mund të orientohen nga ky treg, duke e lënë pa e blerë, duke e bojkotuar në mënyrë praktike furnizimin nga Rusia. Këto tip marrëveshjesh janë shumë të vështira. Ka të bëjë me interesin e madh që ka nafta në tregjet botërore dhe me çmimet që luhaten gjithmonë edhe në varësi të zhvillimeve politike. Në vitin 1973, pas luftës që ndodhi, OPEC-u bën një bojkot, nuk furnizuan vendet perëndimore me sasinë e duhur të naftës. U ngritën çmimet shumë. Pikërisht në kohë lufte dhe krize , nafta ka për tendencë të rrisë çmimin. Ulja e këtij çmimi do të bënte që nafta ruse të mos ketë treg dhe nga kjo pëson dëm ekonomik. Kjo përkthehet në financa. </em></p> </blockquote> <iframe width="1250" height="703" src="https://www.youtube.com/embed/MvTpEYZJdn8" title="" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



