
Avokati Roland Islami tha në studion e lajmeve të MCN TV se nga amnistia penale përfitojnë edhe personat që janë dënuar nga GJKKO, duke përjashtuar veprat e përcaktuara nga ligjvënësi.
Shumica e atyre që do të përfitojnë nuk janë në burg duke vuajtur dënimin.
Janë ato vepra penale që shuhen pa u dhënë dënimi akoma. Kemi të bëjmë me një ulje të numrit të burgosurve që vuajnë dënimin në institucione.
Shumica janë të paraburgosur. Shumë të paraburgosur do të lirohet për shkak të shuarjes së veprës penale.
Shoh si problem, përjashtimin nga amnistia i personave që i fshihen drejtësisë.
Quhen vendime të formës së prerë dhe vendimet që jepen nga GJKKO. Edhe personat që janë dënuar nga kjo gjykatë, përjashto ato vepra penale të cilat ka përjashtuar ligjvënësi, do përfitojnë. Kemi një sërë personash që mund të jenë në ndjekje penale për shkak të cilësisë së personit, siç mund të jetë shpërdorimi i detyrës, dhe e ka përjashtuar ligji nuk do përfitojnë nga amnistia. Por ke vepra të tjera penale, p.sh pjesëmarrja në tendera nuk është përjashtuar dhe do të përfitojnë nëse është i dënuar.



