Kandidimi i Binajt në Tiranë, Balliu: Një hap progresiv dhe inteligjent i PD-së

Kandidimi i Binajt në Tiranë, Balliu: Një hap progresiv dhe inteligjent i PD-së

Botuesi dhe shkrimtari Fahri Balliu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se kandidimi i Florjan Binajt për Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të Tiranës, tregojnë një strategji të qartë dhe progresive nga ana e partisë. Ai vuri në dukje se kjo kandidaturë ka marrë pritje shumë pozitive dhe konsensus të gjerë, duke përfshirë mbështetje nga brenda PD-së.

“Kjo tregon që Partia Demokratike ka vendosur një parim të qartë, duke bashkëpunuar me aleatët. Nuk ka vepruar në mënyrë meskine për të fituar vetë, për t’u përplasur apo për të imponuar dikë. Përkundrazi, ka menduar për bashkinë në një mënyrë më të gjerë dhe strategjike.

Figura që ka propozuar më bën të jem më optimist, sepse përputhja me parimin është e dukshme. Kjo figurë, sipas të dhënave serioze të investigimeve, ka marrë vlerësime të mira. Rezulton që është pritur jashtëzakonisht mirë, dhe këtë e them me sinqeritet, jo nga pozita politike.

Është pritur mirë sepse ky djalë ka një rrugëtim interesant në politikë. Ai është modest, por ka arritur të marrë konsensus të gjerë, veçanërisht përmes angazhimit të tij në terren. Edhe pse ka marrë pjesë më parë në aktivitete opozitare, ai ka arritur të angazhojë njerëzit dhe shikuesit përmes telefonatave dhe informacioneve.

Angazhimi i tij në zbërthimin e korrupsionit i ka dhënë një profil shumë interesant, përveç disa cilësive të jashtëzakonshme që ai zotëron. Që nga fiziku e deri te talenti i tij brilant, të gjitha këto luajnë një rol të rëndësishëm – diçka që kemi parë edhe kur kandidonte Regani, për shembull.

Roli që ka luajtur në politikë ka qenë i rëndësishëm dhe, për të një politikan serioz, siç ishte senatori i fuqishëm, rezultati ka qenë fitues. Ka raste të jashtëzakonshme në botë, dhe ky shembull tregon gjetje të reja në politikë, që unë e quaj edhe një modernizim të politikës shqiptare.

Edhe pse u vendos për herë të parë, nesër mund të aplikohet edhe nga të tjerët, dhe do t’i vijë radha. Vendimi për ta futur këtë figurë ishte një hap progresiv dhe shumë inteligjent.

Në PD nuk ishte çështje e një ose dy individëve që e donin apo e kundërshtonin; kishte plot që e mbështesnin. Madje, lista e kandidatëve shënonte nëntëmbëdhjetë veta që donin të kandidonin, por ky hap u duk shumë i zgjuar.

Këta individë ishin politika të mirëfillta apo të pavarur? Nëntëdhjetë prej tyre ishin brenda PD-së. Për Tiranën, gjërat u vendosën nga partia dhe kryesia, dhe ata donin të kandidonin realisht. Përveç tyre, nuk kishte kandidat tjetër të fortë.

Disa kandidatura dolën, dhe nga ana tjetër, kishte një kandidat të mundshëm për kalaja. Këta ishin kandidatët që dëshironin të merrnin pjesë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy