Kryeministri francez Jean Castex mori sot dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Lajmin e bëri të ditur zyra e tij, në një kohë kur besimi në këtë vaksinë ka rënë ndjeshëm.
Kryeministri është 55 vjeç dhe nuk është në ndonjë grup prioritar, por kjo është një nismë nga ana e tij për të treguar “se mund të kemi besim të plotë tek vaksina”.
Vaksinimi u bë në spitalin Ushtarak Begin afër Parisit, sipas zyrës së tij.
Edhe kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar po ashtu se do të vaksinohet me vaksinën e AstraZeneca-s, pasi EMA i dha kësaj të fundit dritën jeshile për efikasitetin dhe sigurinë.
— Jean Castex (@JeanCASTEX) March 19, 2021



