
Një pjesëtar i komunitetit egjiptian është shkarkuar nga puna në Drejtorinë e Rrugëve, me pretendimin se ka braktisur vendin e punës në mënyrë të vazhdueshme, gjë të cilën ai e kundërshton.
Në përkrahje të tij, në studion e lajmeve në MCN TV, avokati Gentian Serjani, thotë se një vendim i tillë nga Bashkia, është i paligjshëm.
“Bashkia i qëndron idesë së saj, që Aliu ka bërë shkelje, ata nuk kanë një procesverbal që t`ja bësh me dije dhe ta firmosësh atë, në momentin që nuk kemi një të tillë, e gjithë procedura që po ndiqet në bashki është e paligjshme.
Bashkia qëndron në atë shkelje sipas tyre, por se si ka ndodhur nuk e kemi asnjë shënim në procesverbal. Ne këtë shkelje kanë qenë edhe punëtor nga shumica, por vendimi për largim është marrë vetëm për rastin e z.Ruçi, pra, një vendim selektiv. Me rastin do të merret dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
Serjani thonë, se në njërën anë flitet për integrim të komuniteteve, e në anën tjetër, pikërisht të njëjtët nuk integrohen dhe diskriminohen
“Flitet për integrim të minoriteteve por edhe kur i kemi i përjashtojmë, pra në vendëse të punësohen, po hiqen nga puna. Aliu, ka vite që punon aty dhe gjatë gjithë kohës ka treguar gatishmëri për çdo moment, në drejtim të zbatimit të detyrave gjatë punës.
Ne themi se është një lloj diskriminimi, e gjithë kjo sjellje e bashkisë së Tiranës, është kundrejt të gjitha politikave në nivel ndërkombëtar dhe atij kombëtar. Kemi strategji për integrim të minoriteteve, por në të kundërt, ata largohen pikërisht për këtë arsye”.



