StayTuned/ Përparim Çaça si analist politik: Një dëshirë e hershme, e ndjej veten shumë mirë

StayTuned/ Përparim Çaça si analist politik: Një dëshirë e hershme, e ndjej veten shumë mirë

Avokati Përparim Çaça i ftuar në emisionin Stay Tuned në MCN TV ka folur dhe për profesionin e tij të ri atë të analistit politik për të cilin u shpreh se e ndjen veten shumë mirë në këtë trol. Ai tha se kjo ka qenë një nga gjërat e hershme që ai ka pasur dëshirë të bëjë dhe se sipas tij me eksperiencën profesionale që ka e bënë atë të jetë goxha i ftohtë në analizën që bënë. “Ky profesion i ri në thonjëza është pak ndoshta një nga gjërat e hershme që kam dashur të bëj dhe duke besuar se jam në kohën e duhur duke pasur parasysh dhe eksperiencën profesionale në fushën e politikës dhe shpesh herë kur jam në studio do thoja se ndihem mirë në kuptimin e analizës sepse e gjithë kjo eksperiencë si në politikën aktive por dhe në aspektin profesional si në pjesën administrative duke qenë se kam qenë kryetar komune dy herë nga viti 2007- 2015 në Kavajë, po ashtu dhe sa i përket pjesës profesionale qysh nga mbarimi i dy mandateve më bën të jem goxha i ftohtë në analizë dhe në rastin konkret absolutisht e ndjej veten shumë mirë në të gjitha studiot ku jam i ftuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy