Ndërsa prej ditësh kanë qarkulluar thashethemet se Rihanna është shtatzënë, vetë këngëtarja i ka mohuar këto zëra.
Sipas një fansi të saj, këngëtarja i ka kthyer përgjigje duke ia mohuar shtatzëninë.
“A mund të vij te ‘baby-shower’ jot? E vërtetë apo jo, fëmijët e tu do të jenë shumë të bukur.”
“Ti nuk ke ardhur në 10 ‘baby-showerat’ e parë. Të gjithë do të më bëni shtatzënë çdo vit.”, iu përgjigj Rihanna.
Rihanna, 33 vjeç, u nderua së fundmi nga vendlindja e saj Barbados si “Hero Kombëtar”. Ajo u nderua nga kryeministrja Mia Mottley. I pranishëm ishte edhe Princi Charles.
Për ceremoninë, këngëtarja veshi një fustan prej 2,700 dollarësh të “Bottega Veneta” i koleksionit të vjeshtës 2021, dhe sipas fansave barku i rrumbullakosur ishte i dukshëm.
Rihanna ka diskutuar më parë planet e saj të ardhshme për mëmësinë në një intervistë të vitit 2020 në British Vogue . Ajo tha se 10 vjet në të ardhmen nga koha e bisedës, ajo shpresonte të kishte fëmijë.
Rihanna aktualisht është në lidhje me reperin A$AP Rocky, 33 vjeç.



