Mali i Zi hap kufijtë nga 1 qershori, përjashtohet Serbia

Mali i Zi hap kufijtë nga 1 qershori, përjashtohet Serbia

Duke filluar nga 1 qershori, Mali i Zi hap kufijtë me shtetet, të cilat plotësojnë kriteret e për caktuara nga Instituti i Shëndetit Publik. Në një konferencë shtypi në Podgoricë, kryeministri Dushko Markoviç tha se kriteret parashikojnë që vendi të cilit i hapen kufijtë të mos ketë më shumë se 25 pacientë për 100 000 banorë.

Këtë kriter e plotësojnë Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Shqipëria dhe Greqia, ndërsa përjashtohet Serbia.

Do të hapim kufijtë me vende që kanë një status epidemiologjik të ngjashëm me ne. Nuk do të kërkojmë teste specifike, secili udhëtar do të marrë udhëzime të qarta për atë çfarë e pret në vend”, tha ai.

Markoviç shtoi se Mali i Zi e fitoi betejën me epideminë dhe u bë vendi i parë pa koronavirus në Europë.

Në fillim të qershorit pritet edhe hapja e kopshteve dhe kinemave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy