Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të investojë 238 milionë dollarë për rrugët që lidhin zonat e prodhimit me tregun dhe se do të rris pagat me 40% në 4 vitet e ardhshme. Nga Kuksi ku ishte në një takim elektoral kreu i qeverisë tha se në këto 4 vite u disiplinua ekonomia dhe tani financat janë të sigurta. Kryeministri bëri edhe një herë thirrje që në “në zgjedhjet e 25 qershorit të mos shkojmë të ndarë nën flamujt e partive”.



