Ngjarja e Borizanës ishte ajo që vulosi largimin e Bledi Çuçit nga detyra si ministër i Brendshëm, por gjatë mandatit të tij, kanë ndodhur disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vend, të cilat edhe sot janë të pazbardhura. Zhdukja e Ervis Martinajt është njëra nga ato, për të cilën vetë kryeministri tha se strukturat e shtetit do jepnin përgjigje në pak kohë.



