Dosja për maskarën e Dobraçit/ Lala: Prokuroria e Shkodrës do të kalojë në SPAK

Dosja për maskarën e Dobraçit/ Lala: Prokuroria e Shkodrës do të kalojë në SPAK

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, gazetarja ndau detaje për masakrën e pak ditëve më parë në Shkodër, ku mbetën të vrarë 4 shtetas.

Lala bëri të ditur se ende nuk ka një autor dhe e vetmja gjë e re është fakti që prokuroria e Shkodrës nuk do ta mbajë më nën hetim dhe do të kalojë dosjen në SPAK.

Është folur për një person të tretë. Është përdorur armë e gjetur në sediljen e pasme dhe janë gjetur gjurmë gjaku aty, këto krijojnë dyshime se ka patur person të tretë. U aludua se mund të ketë qenë Ibrahim Lici. Deri tani nuk është identifikuar. Nuk ka gjurmë gishtërinjsh të plota. Është përftuar një profil ADN, por nuk ka profil krahasues.

E vetmja gjë e re është fakti që prokuroria e Shkodrës, nuk do ta mbajë më nën hetim dhe do të kalojë në SPAK.

SPAK ka nën hetim dosjen “Metamorfoza”, ku janë identifikuar pjesëtarë të grupit Bajri. Së dyti, ka dyshime që edhe vrasje të tjera janë kryer nga e njëjta dorë. Prokuroria e Shkodrës do ta përcjellë në SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy