Lezhë/ Përplasi për vdekje ish-kunatin, Apeli lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Albert Kacajn

Lezhë/ Përplasi për vdekje ish-kunatin, Apeli lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Albert Kacajn

Gjykata e apelit ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga shkalla e parë në Lezhë me 30-vite burg, për 32-vjeçarin Albert Kaca, i cili përplasi për vdekje me makinë me dashje ish kunatin e tij, Ylli Mena në Ishull-Lezhë.

Pas shqyrtimit të çështjes në apel, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Fuat Vjerdha e cilësoi të drejtë vendimin, duke rrëzuar ankimin e palët mbrojtëse për të pandehurin.

Albert Kaca u cili vijon të jetë në arrati është gjetur fajtor për vepren penale “Vrasja e kryer brenda rrethit familjar”, ndërsa divorci i viktimës me motrën e autorit është bërë shkak i krimit të rëndë.

Ylli Mena u aksidentua për vdekje me makinë mëngjesin e 21-shtatorit të vitit 2019-të, teksa po lëvizte në këmbë në Ishull-Lezhë.Si shkak i plageve të marra në disa pjesë të trupit, ai gjeti vdekjen disa ore pas ngjarjes në spitalin e Traumës në Tiranë.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksidente rrugor, por pas hetimeve të kryera nga policia nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës u arrit të provohet se kemi të bëjmë me një krim me dashje, ndërsa pavarësisht dyshimeve për përfshirjen e përsonave të tjere në këtë ngjarje nuk është arritur që ata të identifikohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy