Sot mbahet samiti i BE-së në Shkup, priten deklarata nga Rama, Kurti e Vuçiç

Sot mbahet samiti i BE-së në Shkup, priten deklarata nga Rama, Kurti e Vuçiç

Sot, Shkupi i Maqedonisë së Veriut është vendi i mbledhjes së liderëve rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë për të diskutuar Planin e Rritjes për këtë rajon, i miratuar nga Komisioni Evropian.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen për të diskutuar mbi të ardhmen e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) dhe planin e rritjes ekonomike prej 6 miliardë euro të Komisionit Evropian (KE) për vendet e Ballkanit Perëndimor, një paketë madhore e asistencës financiare për periudhën 2024-2027.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të jetë nikoqir i takimit që pritet të nisë në orën 09:50 në Shkup, ndërsa përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, do të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kurse prezent do jetë edhe James O’Brien, Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën.

Samiti rajonal për planin e rritjes për Ballkanin Perendimor nga Komisioni Evropian do të nis fillimisht me takimin e liderëve, pastaj liderët me BE dhe më pas një konferencë e përbashkët shtypi.

Në takim do të marrin pjesë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Srgjan Amixhiç, ministër aktual i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje- Hercegovinës,

Milojko Spaiq, Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi,

Albin Kurti, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Gert Jan Kopman, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian,

James O’Brien, Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiç dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, CEFTA dhe Forumit të Odave të Investimeve të Ballkanit Perëndimor-6, si dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë

Në Shkup janë ftuar edhe përfaqësues të organizatave rajonale (RCC) dhe institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare për bashkëpunim, përfshirë përfaqësues të Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Gjashtë vendet e rajonit – Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – synojnë të anëtarësohen në BE dhe janë në faza të ndryshme të arritjes së këtij qëllimi, ndërsa plani i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor përfshin investime prej 6 miliardë euro dhe akses në tregun e brendshëm të bllokut evropian në fusha të caktuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy