Ende ka luftime në rajonin lindor të Donbasit, ndonëse ukrainasit dhe rusët festojnë Krishtlindjet ortodokse dhe Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi që forcat e tij të ndalonin sulmet.
Kreu i rajonit lindor të Ukrainës Donetsk raportoi të shtunën dy civilë të vdekur nga sulmet ruse.
Ukraina hodhi poshtë armëpushimin 36-orësh të kërkuar nga Rusia mesditën e së premtes.
Vet Presidenti Zelensky e konsideroi një dredhi të Putinit për të fituar kohë dhe për të përforcuar ushtrinë pas humbjeve të fundit.



