
Një ditë pas protesës në selinë blu, në një deklaratë për mediat kryedemokrati Lulzim Basha u shreh se do të ringrejë PD-në.
Teksa krahasoi 21 janarin me protestën e djeshme, Basha tha se Berisha dhe Rama janë njëlloj. Sipas tij Berisha dështoi dhe nuk e fshehu dot që e eksiton dhuna, ndërsa Rama po bën gjithçka për të mbuluar skandalin e inceneratorëve.
“Nuk mund të kem buzëqeshje në fytyrë. Për fat të mirë dje nuk u derdh gjak ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh duke abuzuar edhe me ata qindra demokratë të manipuluar. Dje nuk u derdh gjak dhe unë e di që eksitimi përballë kësaj skene dhune, që nuk fshihet dot dje tek shikonte njerëz që komandonte me dorë e ka shoqëruar edhe sot, siç ka shoqruar edhe një bashkëudhëtarit të tij politik Edi Ramën në 21 janar, këtu janë njësoj dhe këtu unë ndahem me të dy. Të dy kanë një gëzim, i pari Sali Berisha që ndonëse dështoi me turp nuk e fsheh dot eksitimin nga dhuna.
I dyti ishte përfituesi i vetëm i kësaj loje të Sali Berishës, sot e tregoi me daljen e tij të turpshme. Njeriu që po bën gjithçka për skandalin e inceneratorëve.
Njeriu që kriminalizoi politikën, kanalizoi vendin doli sot dhe na shiste moral. Këtë ia mundësoi vetëm Sali Berisha. Janë lidhur tashmë i shpallur non grata dhe tjetri e të gjithhë rekordet për tu shpallur.
Me bashkëpunëtorët e i kam qenë në një takim të gjata që nga këto rrënja të Sali Berishës me një grusht kriminelësh të fillojmë të ringrejmë një PD siç e kanë ëndërruar themeluesit”, u shpreh Basha.



