Simpatizantë të PD-së protestuan sot para Kuvendit, që votoi për t'i hequr imunitetin Sali Berishës, me qëllim hapjen rrugë vendosjen e masës "arrest me burg" ndaj tij.
Gazetari Mariglen Kume solli për MCN Live opinione nga disa prej protestuesit, të cilët kërkojnë shtrirjen e protestave në mbarë vendin. Ata theksojnë se sot Rama ka vrarë demokracinë dhe protesta nuk bëhet thjesht dhe vetëm për Sali Berishën.
Njëri nga protestuesit vë në dukje vështirësitë ekonomike, duke u shprehur:
Vendi ka mbaruar, s’ka asnjë siguri, asnjë gjë. Ne jemi pensionistë. Kemi lënë kockat në minierë. Marr ilaçe, 77 mijë lekë ilaçe. Mbahet shtëpia me ilaçe?! Direkt duhet të japë dorëheqje! Ikën djemtë jashtë kush do punojë këtu?! Na përçau Basha ne, por Basha s’vjen më pushtet. Do vazhdojmë të protestojmë”.
Një tjetër protestues tha se do u kërkohet kryetarëve demokratë të qarqeve që të organizohen protesta në gjithë vendin.
Do protestohet në gjithë bazën e PD. Do u kërkohet kryetarëve të qarqeve të PD që të organizohen protesta në gjithë Shqipërinë. Këtu është katastrofë! Më kanë ikur të gjithë njerëzit jashtë shtetit”.
Një tjetër demokrat, ish-i përndjekur politik thotë se sot në Shqipëri është vrarë demokracia.
Sot për mendimin tim u vra demokracia në Shqipëri. Atë ditë që mori postin e kryeministrit Edi Rama, jam ndjerë më keq se atëherë kur mora 20 vjet burg politik. Sot Edi Rama vrau demokracinë, gjënë më të shtrenjtë të këtij vendi. U bëj thirrje të gjithë ish-të përndjekurve, të gjithë studentëve, gjithë popullit shqiptar, të çohen në këmbë për demokracinë jo për Sali Berishën. Gjykatat janë të lidhura këmbë e krye me Ramën, janë hetues të ish-Partisë së Punës”.
Protestës i është bashkuar si gjithmonë një protestues me veshje popullore, i cili i revoltuar shprehet:
Kjo është një qeveri moniste që s’e ka parë populli shqiptar ndonjëherë. Pushteti duhet të jetë në duart e themeluesit të PD-së, Sali Berishës”.



