
Në Shqipëri, ekosistemi startup është ende në fazat e hershme të zhvillimit, me një numër të kufizuar startup-esh të suksesshëm.
Edhe pse ato sjellin risi, krijojnë vende pune dhe nxisin rritjen ekonomike, për Ardit Gavanin nga Intech.Al, për to në Shqipëri, nuk ka një ambient supertues.
I ftuar në “MCN economy”, Gavani, thotë se më e vështirë është këtu sesa në Shqipëri të gjesh investitor për to.
Kompania që unë drejtoj quhet IN tec, dmth ‘në teknologji’, është e specializuar në programim të pastër.
Shërbimet që japim janë të websiteve dhe softer development, por për klient më shumë në Amerikë, Kanada, Angli, etj.
Teknikisht startup-et kanë marrë njëfarë hovi në Shqipëri. Sidomos vitet e fundit shikojmë të rinj që e duan të bashkëpunojmë me ne, gjë që tregon se ka interes dhe ka ide që duan të zhvillohen.
Unë shikoj në syrin tim dy problematika që i bëjnë startupet të lindin kaq shpejt dhe i bën të vdesin kaq shpejt.
Në syri tim nuk ka një ambient suportues për këto startupe, është jashtëzakonisht shumë e vështirë. Është shumë më e vështirë këtu se sa në Amerikë që të gjejmë investitor, ose projektet që kryhen me shifra më të vogla.
Ne bëjmë 7 vite që jemi operacional, fillimi ishte jashtëzakonisht i vështirë.
Shifra totale e startup mund të ketë qene deri te 10 milion lekë, nuk kemi pasur investim por kemi pasur aksesin për të marrë borxh.



