
Gjatë ditës së sotme moti do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme gjatë gjithë paradites, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore duke rrezikuar reshje të përkohshme shiu.
Orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe qendrore ndërsa rrebeshe shiu do të ketë në jug dhe juglindje të territorit. Nuk përjashtohen edhe mini-stuhitë e breshëritë në zona të izoluara.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Pukës 9°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 29°C në qarkun e Elbasanit.



