Zululand - Reforma në drejtësi dhe rekomandimet e  Komisionit të Venecias

Zululand - Reforma në drejtësi dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias

Në programin Zululand, mbrëmjen e sotme, Mustafa Nano pati të ftuar juristin, Çlirim Gjata dhe gjyqtarin e Vlorës, Florjan Kalaja, me të cilët diskutoi rreth hartimit të Reformës në Drejtësi.

 

 Sipas dy të ftuarëve, vërejtjet e objeksionet e Komisionit të Venecias janë në një masë të madhe ato që janë bërë nga komuniteti i gjyqtarëve dhe i juristëve në Shqipëri.

 

Çlirim Gjata përmendi faktin që drafti u është shpërndarë nga Fatmir Xhafaj të gjithë juristëve të Shqipërisë që janë pjesë e sistemit të drejtësisë, apo edhe ekspertëve jashtë sistemit, por nuk dihet se deri në ç'masë janë marrë në konsideratë vërejtjet e bëra. Ai nënvizoi si problem e difekt të draftit rolin e politikës, gjë që duket tek përfshirja e parlamentit në emërimin e një pjese të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor,  ose tek roli që i jepet Ministrit të Drejtësisë, gjë që është vëzhguar edhe nga ekspertët e Venencias.

 

Florjan Kalaja nga ana e vet theksoi që ndonjë prej këtyre strukturave të reja kushtetuese ose është e tepërt, ose dublon ndonjë nga strukturat ekzistuese.

 

"Veç krizës së parë, ku qytetarët nuk kanë besim tek drejtësia, ka dhe një krizë të dytë të sistemit: as vetë gjyqtarët nuk besojnë tek drejtësai e njëri-tjetrit". Kjo reformë, - theksoi Kalaja krijon krizën e tretë, sepse kushtetuta nuk i beson vetvetes, institucioneve që krijon. Projektamendamentet kushtetuese nuk duhet të krijojnë idenë se kushtetuta është një ligj i zakonshëm, se kjo do t'i humbte qëndrueshmërinë kushtetutës si ligj themeltar dhe më i lartë në shtet.

 

Kalaja veçoi në këtë mes Komisionin e Vlerësimit, i cili ka ngjallur shumë diskutime mes gjyqtarëve dhe për të cilin Komisioni i Venecias ka dhënë miratimin e vet.

 

Gjithashtu u tha nga të dy të ftuarit se strukturat e reja kushtetuese janë të shumta dhe e komplikojnë skemën institucionale të shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy