Të paktën 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e një bombardimi të kryer nga forcat ajrore izraelite në tregun Deir al Balah në Gaza.
Kështu shkruan gazeta izraelite Haaretz, duke saktësuar se sipas dëshmitarëve, shumica e viktimave kanë qenë fëmijë.
Kujtojmë se 10 persona të tjerë humbën jetën në një tjetër operacion të forcave ajrore izraelite që bombardoi kompleksin shkollor Mustafa Hafez në qytetin e Gazës.
Ushtria izraelite pretendoi se kishte goditur një komandë të Hamasit.



