Shpërthimi i Note 7 jo prej baterisë?

Shpërthimi i Note 7 jo prej baterisë?

Samsungu ka pranuar sot se fiaskoja e Galaxy Note 7 mund të mos kishte qenë si pasojë e baterisë dhe premtoi një hetim që shqyrton të gjitha elementet e këtij smartfoni.

Prodhuesi i parë botëror i smartfonëve është detyruar të heqë dorë nga prodhimi i Note 7 pasi disa modele kishin marrë flakë duke shkaktuar një prej dështimeve më të mëdha tregtare të gjigantit koreanojugor.

“Ne po hetojmë në të gjitha aspektet e aparatit, ku bëhet fjalë për baterinë, materialin dhe programin”, deklaroi drejtuesi i grupit, J.K. Shin.

“Ne po përpiqemi të dimë me siguri nëse ka pasur probleme në elemente të tjera”, theksoi ai gjatë një takimi me aksionerët në Seul.

“Mund të ketë qenë bateria ose diçka tjetër”, shtoi ai.

Samsungu kishte shpjeguar më parë problemin nga një defekt në bateri, prodhuar nga kompania motër, Samsung SDI.

Në fillim të muajit shtator prodhuesi botëror i smartfonëve është detyruar të urdhërojë tërheqjen planetare prej 2,5 milionë Note 7.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy