Çupi: Diaspora me mendje të harruar nga Shqipëria. Berisha po kërcënon gazetarët (VIDEO)

Çupi: Diaspora me mendje të harruar nga Shqipëria. Berisha po kërcënon gazetarët (VIDEO)

Analisti Frrok Çupi tha në “MCN Live” se diaspora është me mendje të harruar për Shqipërinë, dhe zor se mund të votojë në zgjedhjet e ardhshme.

Çupi i konsideron si kërcënime deklaratat e Berishës për gazetarët.

Sipas tij vepra penale e Berishës është shumë e thellë, dhe ende është zbuluar shumë pak prej saj.

"Duke folur mbi votën e diasporës, Çupi thotë: “Fjala diasporë s’shkon aq shumë, sepse realisht s’është diasporë. Diaspora zor se voton në Shqipëri, është me mendje aq të harruar për vendin dhe interesat këtu, sidomos pas rënies së komunizmit. Diaspora ka mbetur shumë herë më pak se sa emigracioni shqiptar. Këta të emigrimit janë shumë të lidhur me interesat e vendit. Fakti që Edi Rama e kërkon votën e këtyre, ka dy-tre arsye. Arsyeja kryesore është përafrimi me standardet europiane. Të votojnë të gjithë njerëzit. E dyta është që ky është një emigracion që investon në këtë vend. Largimi i njerëzve është edhe një dëshirë personale, natyrë njerëzore, lëvizje, edhe një kërkim. Edhe akademikët falsë, lavdërimet, sentimentalizmat, amatorizmat s’i duhen diasporës”.

Lidhur me deklaratat e Berishës për gazetarët, analisti thotë:

Ka disa paradigma të çuditshme që s’kanë shpjegime. Gazetari s’mund të gjykohet për atë që shkruan nëse ka thënë të vërtetën, është i mbrojtur nga ideja që është lajmëtar. Është një rast unikal në botë, që një i pandehur, për vepra tmerrësisht të rënda, më në fund tenton të bëjë moral me organet e drejtësisë, e sulmon drejtësinë, të luajë me gazetarët etj. Nga mënyra si po zhvillohet kjo gjë, të lë për të kuptuar që Berisha, e gjithë familja po kërcënon. Padyshim që është kërcënim ajo që tha. Ai tha ‘kujdes çfarë shkruani sepse do quheni njësoj si SPAK bandë kriminale’. Mendo nëse fiton Berisha, po marrim një ëndërr, gazetarët, prokurorët, gjyqtarët, ushtarët, duhet të arratisen nga Shqipëria. Ai u ka thënë do keni fatin e organizatave kriminale, o në burg o pushkatoheni. Ku guxon familja Berisha gazetarët, gjyqtarët? Do të thotë ne s’kemi zbuluar akoma çfarë ka dosja brenda, çfarë kanë veprën. S’kemi zbuluar se sa para presin për t’u shpenzuar për të luftuar me armë apo me luftë gjithë kundërshtarët e Berishës? Vepra e Berishës është tmerrësisht e thellë, ende s’kemi zbuluar as 1 të 100 mijtën. Koha kur ka qeverisur Berisha gazetarët janë burgosur, janë vrarë, është djegur një gazetë me idenë që gazetarët do ishin brenda dhe do kishin vdekur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy