Invalidi në gjunjë para Ramës: Më shpëto nga ujërat e zeza, ose vdes

Invalidi në gjunjë para Ramës: Më shpëto nga ujërat e zeza, ose vdes

Në vijim të turit të dëgjesave, kryeministri Rama u përball edhe me shqetësimet dhe problemet e qytetarëve të Korçës.

Praninë e Kryeministrit e shfrytëzoi edhe një qytetar i Pogradecit, invalid i grupit të dytë, për të rrëfyer hallin e tij.

I bindur se shqetësimi i tij është përgjegjesi e pushtetit lokal, qytetari i cili tha se kishte bërë dy herë transplant veshke, iu përgjërua në gjunjë live Ramës ti japë zgjidhje problemit të ujërave të zeza në zonën ku jeton pasi kjo i kushtonte me vetë jetën e tij.

Banori: Jam qytetar i Pogradecit, jam invalid i grupit të dytë.Bëj dializë. Kam bërë dy transplante veshke. Kam një problem shumë të madh. Për herë të parë dua t’iu bëj një falenderim për personat që bëjnë dializën në Korçë, ua çove aparatet, bravo ju qoftë! Ju përgjerohem.E di vetë se çfarë do të thotë dializë, më falni për dridhjen sepse edhe ilaçet që marr janë të atilla që na japin dridhje dhe emocione. E di vetë, në 2004 kam filluar dializën, në 2005 kam shitur shtëpinë dhe kam bërë transplant në Greqi, ma ka dhënë veshkën babai. Pas 6 vitesh më është prishur. Sapo mbylla vitin, me 3 korrik kam bërë vitin, që kam bërë transplantin e dytë. Ju lutem shumë, kjo është përgjegjësi e bashkisë Pogradec jam shumë i vetëdijshëm. Ujërat e zeza i kemi si mos më keq, nuk jam vetëm unë, por mua më djeg më shumë nga të gjithë për arsye sepse unë po arrita të marr një mikrob, larg qoftë, mua më ikën veshka dhe nuk kam më një shans të dytë në jetën time. Ju lutem, ju lutem, ju përgjërohem prapë. E di që është përgjegjeësi e bashkisë së Pogradecit, por nuk kam ku të ankohem. Para një viti kam vajtur dhe jam ankuar atje më kanë thënë nuk kemi fonde.Kam bërë tre operime të tjera dhe nuk kam më mundësi. Kam vënë në dijeni dy deputetët e zonës së Pogradecit para një jave, 10 ditësh. Ju lutem shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy