Rreziku nga koronavirusi/ Arabia Saudite ndalon hyrjen e pelegrinëve në Mekë dhe Medinë

Rreziku nga koronavirusi/ Arabia Saudite ndalon hyrjen e pelegrinëve në Mekë dhe Medinë

Arabia Saudite me anë të një vendimi do të ndalojë vizitën në dy vendet e shenja, Mekë dhe Medinë.

Ky vendim shikohet si një masë për të evituar rrezikun e infektimit të qytetarëve me koronavirus.

Pas këtij vendimi besimtarët myslimanë nuk do mund të bëjnë ritin e Umre-s në këtë periudhë.

Duke nxjerrë mësime nga ajo që ndodhi në Iran, vendimi i Arabisë Saudite për të ndaluar përkohësisht të gjitha pelegrinazhet fetare nuk vjen si befasi, shkruan BBC.

Shumica e rasteve të koronavirusit që janë shfaqur në vendet fqinje si Oman, Kuvajt dhe Bahrein janë të lidhura me udhëtarët që kishin shkuar në Iran për vizita fetare.

Ndalimi vjen më pak se 60 ditë para se të fillojë muaji i shenjtë mysliman i Ramazanit. Kjo është periudha e dytë më e ngarkuar gjatë së cilës miliona pelegrinë vizitojnë Mekën - vendi i lindjes së Profetit.

Për sa i përket ritit të Haxhit, i cili do të zhvillohet nga fundi i korrikut, nuk është marrë akoma vendim, shkruan BBC.

Deri tani, Arabia Saudite nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy