Integrimi, Barbullushi: Shpresojmë në një vendim pozitiv, BE të mbajë premtimin

Integrimi, Barbullushi: Shpresojmë në një vendim pozitiv, BE të mbajë premtimin

Në 10 qershor, në Tiranë, në praninë edhe tëKomsionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të mblidhet Samiti liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, samit që vjen pak ditë para vendimit në Bruksel për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por edhe përmbylljes së procesit të Berlinit.

Mbi këtë samit, këshilltarja e Kryeministrit, Odeta Barbullushi në studion e lajmeve në MCN TV foli lidhur me axhendën e samitit të Ballkanit Perëndimor për të cilin theksoi se është i pari takim fizik pas më shumë se një vit e gjysmë nga ato të mbajtura virtualisht. Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se shpreson për një vendim pozitiv përsa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian, pasi siç ajo deklaroi tashmë dy vendet Tirana dhe Shkupi nuk kanë më çfarë të bëjnë.

Të enjten në 10 qershor do të jetë takimi i liderve, takimi i parë fizik në Tiranë pas më shumë se një vit e gjysmë takimesh virtuale. Gjatë këtij takimi në fokusin tonë krahas shumë temave të tjera do jetë integrimi. Mesazhi kryesor është një ndërveprim më i ngushtë i qasjes së bashkimit evropian ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor. Ky takim është pak ditë pas takimit për zgjerimin, ku besojmë të kemi një vendim pozitiv. Ka një propozim që shpresojmë të hapi rrugën duke shpëtuar nga ky ngërç, kjo vlen për të dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, pasi tashmë këto dy vende nuk kanë më se çfarë të bëjnë, i kanë kryer detyrat. Korniza negociauese nga Bashkimi Europian dhe nga ana jonë janë hartuar që vjet. Korniza negociuese është gati për të dy vendet. Shqipëria ka përgatitur tashmë edhe pozicionin në Bashkimin Europian. Kur po flisja për qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor kisha parasysh premtimin e dhënë nga BE dhe dy vendet nuk kanë më çfarë të bëjnë.

E pyetur se në cilët sektorë do kërkojë mbështetje për projektet Shqipëria dhe sa do të jetë fondi që do të investohet, Barbullushi theksoi se vlen të përmendet transporti, energjia, ndërlidhja dixhitale.

Pikërisht brenda këtyre shtyllave do jenë edhe projektet me të cilat vendet e BE po aplikojnë. Dhe pikërisht këto janë disa nga projektet kryesore të cilat do jenë pjesë e samitit dhe paralelisht çfarë duhet bërë. Paketa e BE është 9 miliardë euro për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Pak ditë më parë u miratua paketa rreth 14 mld euro që i përket IPA 3. Për investimet merret pikërisht nga këto fonde IPA 3. Është një hap i rëndësishëm. Shqipërinë e përfshijnë disa projekte që ne kemi aplikuar. Për pjesën e ndërlidhjes janë për infrastrukturën e hidrocentralit të Fierzës, Bypass-in e Tiranës, dhe po ashtu kemi projekte si asistencë teknike, kryesore për ne janë transporti rrugor por edhe ai hekurudhor si Vorë-Hani Hotit që është pjesë e korridorit mesdhetar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy