Llabani: Policia pritet të godasë serverat e basteve ilegale, lojërat e fatit xhirojnë para më shumë se çdo industri tjetër (VIDEO)

Llabani: Policia pritet të godasë serverat e basteve ilegale, lojërat e fatit xhirojnë para më shumë se çdo industri tjetër (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani në MCN Informacion ka komentuar lidhur me përhapjen e lojërave të fatit ku u shpreh se pritet një valë e dytë e aksionit të policisë për të goditur lojërat e fatit, ku pritet të godititen serverët e basteve ilegale.

Ajo tha se Tirana mbart shumë subjekte që zhvillojnë këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa bëri me dije se shteti do të mbledhë 2 miliardë lekë në vit nëse këto baste legalizohen. Sipas saj lojërat e fatit xhirojnë para më shumë se çdo industri tjetër.

Ligji i ri për lojërat e fatit ka hyrë në fuqi në 1 prill 2024, vetëm pak ditë më parë ne raportuam një aksion policie ku u kapën disa aparatura ku luhej me bastet dhe u arrestuan disa persona. Rastet kanë qenë sporadike, ne kemi patur në mënyrë permanente institucione të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm në qytete të ndryshme.

Duket se Tirana mbart akoma shumë subjekte që e ushtrojnë këtë aktivitet në mënyrë të paligjshëm. Ajo që do të ndodhë është se është e vërtetë se aplikimi i ligjit të ri për lojërat e fatit po mbahet peng nga policia sepse pritet që brenda pak ditësh të kemi një goditje të dytë nga një aksion për goditjen e aktivitetit të këtyre lojërave.

Pra do ketë një valë të dytë dhe vlen të theksohet se ai funksionon përmes telefonave dhe kamuflohet përmes ambienteve si qendra masazhi, lokale që janë ngritur për aktivitete të paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia ka rënë në kontakt se ku janë këto pika, ka 6 muaj që zbatimi i ligjit të ri mbahet peng, ndoshta ligjin e mban peng dhe vetë politika dhe fshihet pas policisë. Ligji i ri parashikon 10 licenca për një periudhë 10 vjeçare, por mos të harrojmë se kemi ministrinë e financave dhe mbikëqyrjen e lojërave të fatit që duhet të kenë mbikëqyrje të madhe. Buxheti që parashikohet të vijnë nga legalizimi i tyre është 2 mld lekë në vit.

Lojërat e fatit prodhojnë para më shumë se çdo aktivitet tjetër kriminal, pas tyre renditen eskortat.

Sa i përket Suel Çelës ajo tha se ai është lider i basteve sportive në qytetin e Elbasanit, madje për të ka dhe një çështje në Prokurorinë e Elbasanit por që nuk dihet asgjë për fatin e saj.

Në Elbasan ka qenë lider në drejtimin e lojërave të fatit, madje janë bërë dhe goditje nga ana e policisë ku ka pasur lokale që ushtronin aktivitetin e këtyre lojërave dhe pse ligji e kishte ndërprerë.

Ka pasur raste janë goditur, ka një çështje për të në prokurorinë e Elbasanit për këtë por fatin e saj se di askush fatkeqësisht.

Më tej ajo theksoi se detyra e krimit është të korruptojë sa më shumë dhe të ketë sa më shumë territor, njerëz që luajnë, ndërsa bëri të ditur se Shkodra është e para që pjesën e fajdeve e kishte më të madhe, policia i di shumë mirë se kush janë pas saj.

Shkodra, Elbasani, Fieri, Lushnja që mbajnë rekord në nivele të ushtrimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme, madje aty ka pasur dhe rrëmbime personash.

Por problemi është se në vend që të kapen këta persona janë larguar shefa policie pra asgjë nuk bëhet pa dijeninë e atyre lart, por ata që e kanë për detyrë ta dinë duhet të veprojnë. Mesa duket ata ja kanë lënë policisë në dorë duke kërkuar pastrimin e terrenit dhe pastaj të hyhet me ligjin e ri.

Kriteret e vendosur në ligjin e ri jo të gjithë mund ta kenë kuletën që ai kërkon, pra kërkon një portofol shumë të madh që ti mbijetosh tregut dhe të vazhdosh procesin. Është me interes që presioni politik e ka bërë të vetën te policia dhe pritet që kjo e fundit të godasë serverat e basteve ilegale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy