“Shpresoja për fitore me Poloninë, për herë të parë në histori patëm rekord pikësh”. Kështu tha mbrëmjen e sotme nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV ish-futbollisti Andi Lila teksa komentonte ndeshjen Shqipëri-Poloni të disa ditëve më parë.
Lila u shpreh se shpresa e tij bazojeh tek grupi që ka sot kombëtarja shqiptare që sipas tij ka potencial të jashtëzakonshëm dhe premton shumë.
“Shpresoja që ta fitonim. Në këtë fazë ku ne arritëm për herë të parë në historinë tonë ku thyem edhe një rekord pikësh në një eveniment të tillë. Sot jemi 15 pikë që nuk i arriti asnjë brez, asnjë gjeneratë më përpara. Ne ishim para dy ndeshjeve të fundit dhe në garë për vendin e dytë ku drejtpërdrejt ishin në “play off” ku ne pretendonim për herë të parë të ishin në kampionat botëror që do të ishte ëndrra e çdo shqiptari. Unë shpresoja sepse kam besim tek ky grup, ka potencial të jashtëzakonshëm. Ka djem të rinj që kanë disa premisa dhe nga këta djem të ri është një kombëtare që premton shumë”, tha Lila.



