KPA shkarkon nga detyra drejtuesin e prokurorisë Kavajë, Artan Madani

KPA shkarkon nga detyra drejtuesin e prokurorisë Kavajë, Artan Madani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e prokurorisë Kavajë, Artan Madani.

Prokurori Madani kishte kaluar me sukses Shkallën e Parë të Vetingut, por vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik për kriterin e pasurisë.

Sipas vendimit të KPA, kreu i prokurorisë Kavajë nuk justifikon një apartament dhe dy llogari bankare në vlerën e 6 milionë lekëve.

Një ditë më parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Madani.

Në qëndrimin e tij lidhur me aktet e ardhura nga shteti grek në formën e kërkuar nga ligji, të pranuara në cilësinë e provës nga trupi gjykues në seancën e mëparshme, Komisioneri Publik deklaroi se ato nuk provojnë ndonjë rrethanë të ndryshme nga rrethanat e parashtruara në shkaqet e ankimit, as nuk ndryshojnë qëndrimin e Komisionerit Publik lidhur me çështjen.

Pas konfirmimit të palëve se nuk kanë kërkesa shtesë, kryesuesja e seancës deklaroi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe i ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se edhe pas provave të reja, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit sa i përket kriterit të pasurisë. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 173, datë 01.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Artan Madani.

Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit kundërshtoi konkluzionet e Komisionerit Publik, duke deklaruar se provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit gjatë gjithë procesit, evidentojnë qartazi burimin e ligjshëm të krijimit të pasurisë së tij. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 173, datë 01.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi palët, trupi vendosi të zhvillojë sot seancën e shpalljes së vendimit, e cila vendosi shkarkimin e tij nga detyra nga detyra drejtuesin e prokurorisë Kavajë, Artan Madani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy