Tenderat 1 milion euro, GJKKO dënon zyrtarët e Bashkisë Divjakë

Tenderat 1 milion euro, GJKKO dënon zyrtarët e Bashkisë Divjakë

GJKKO ka shpallur fajtorë gjashtë zyrtarët e Bashkisë Divjakë për shkelje të barazisë në tendera. 

 

Dorjan Spaho, Sara Xhepa, Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Lecini dhe Elbareta Nishica, kjo e fundit me funksion drejtoreshë e planifikimit të zhvillimit të territorit, ishin nën gjykim për 3 procedura tenderimi të zhvilluara nga  Bashkia Divjakë, me një vlerë totale rreth 1 milion euro.

 

Për Spahon, Xhepën dhe Malkon, gjykata vendosi fillimisht dënimin me nga 1 vit burg që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 8 muaj. Më pas ky dënim është konvertuar në 120 orë shërbim prove për secilin që duhet të kryhet brenda 6 muajve.

 

I njëjtë ka qenë dënimi me burg edhe për Veliun, Nishicën e Leçinin, por të tre janë lënë në liri me kusht për 16 muaj dhe heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vjet.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy