Cambridge Analytica ka “gisht” edhe në Brexit

Cambridge Analytica ka “gisht” edhe në Brexit

Ligjvënësit britanikë publikuan dje të dhëna që tregojnë se grupi që ka punuar në fushatën për Brexit ka përfituar nga kompania Cambridge Analytica.

Nigel Oakes, themeluesi SCL Group, kompania kryesore e lidhur me Cambridge Analytica, ka thënë se kjo e fundit ka punuar për fushatën e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Oakes është shprehur në komision parlamentar se “nuk ka pasur kontrata dhe pagesa”, por është punuar për të treguar aftësinë e kompanisë. Ndërsa një zyrtar i fushatës Leave (largimi nga BE), Andy Ëigmore është shprehur se në funksion të kësaj fushate u përdorën metodat e Cembridge Analytica.

“Fushata Largohu nga BE-ja ka përfituar nga puna me Cambridge Analytica para se të shpallej si fushatë zyrtare për referendum”, ka thënë përmes një deklarate drejtuesi i Komitetit për Kulturë, Media dhe Sport, Damian Collins.

Cambridge Analytica u gjet në qendër të vëmendjes botërore pak javë më parë, pasi u zbulua se kishte marrë të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook-ut pa lejen e tyre, pasi ishte punësuar nga Donald trump për fushatën elektorale të vitit 2016, që i dha postin e presidentit të SHBA-ve.

Po ashtu, e njëjta kompani po verifikohet lidhur me përfshirjen fushatën për referendumin e vitit 2016 kur britanikët votuan për t'u larguar nga Bashkimi Evropian, një lëvizje e parë nga kritikët si një gabim historik kolosal, por nga admiruesit si një rivendosje jetike e sovranitetit britanik. / REUTERS / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy