Arbër Çepani: Burokracia e politikës më gërryen. Televizioni më merrte shumë dhe s’më jepte mbrapsht

Arbër Çepani: Burokracia e politikës më gërryen. Televizioni më merrte shumë dhe s’më jepte mbrapsht

Arbër Çepani zbulon arsyen se pse nuk është angazhuar në politikë edhe pse nuk i kanë munguar ofertat nga të gjitha kahet.

Më pëlqente diplomacia por nuk doja të isha i varur nga burokratët, burokracia më gërryen dhe në Shqipëri je i varur nga humoret e një ministri të radhës, prandaj zgjodha të isha një diplomat në fushën e sipërmarrjes, më pëlqen jeta e qejfit.

Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ai rrëfen se gjatë periudhës që ishte student për shkenca politike dhe diplomaci vendosi të testojë veten në reality show Big Brother para 15 vitesh.

Nuk kishte lidhje të fitoja famë se unë jetoja jashtë, por doja të testoja se si do bashkëjetoja me 15 veta.

Për mua është një lloj testi që realisht vlen dhe më ka rritur shumë dhe atëherë ishte një format bio në llojin e vetë se ishte i pari dhe i mbikëqyrur nga vetë krijuesi.

Nuk e kam në fokus famën në vetvete. Kur e ke në qendër të vëmendjes këtë çështjen e famës, në një farë mënyre bëhesh antipatik.

Tani jam shkëputur nga televizioni, pas 3 vitesh emision mëngjesi në TVSH. Ajo që bëhet më prioritare është koha. Biznesi është fokusi im kryesor.

Televizioni më merrte më shumë kohë dhe më jepte shumë pak mbrapsht në raport me atë që më jepte biznesi.

Megjithatë televizionin nuk e heq dot nga vetja, ndoshta në një moment kur të kem sistemuar ca gjëra ndoshta më shumë, do i dedikohesha televizionit.

Ose mund të bëja një ndërthurje që pjesën e sipërmarrjes ta alternoja bashkë me televizionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy