“Jelekët e verdhë” protestojnë edhe në Bruksel, qeveria ndahet për emigracionin

“Jelekët e verdhë” protestojnë edhe në Bruksel, qeveria ndahet për emigracionin

Protesta e “jelekëve të verdhë” në Francë ka frymëzuar edhe vendin fqinj, Belgjikën. Një protestë e ngjashme me atë të Parisit, e cila u mbajt në Bruksel, përfunoi me mbi 400 të ndaluar nga policia. “Jelekët e verdhë” të Brukselit hodhën gurë dhe fishekzjarre duke dëmtuar dyqane dhe makina, ndërsa përpiqeshin të godisnin institucionet. Protesta e të shtunës, në të cilën morën pjesë rreth 1 mijë veta, ishte e dyta brenda më pak se dy javësh. Policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për t’i mbajtur larg nga institucionet e Bashkimit Europian dhe ato qeveritare.

Lëvizja e frymëzuar nga “jelekët e verdhë” në Francë u ka dhënë zë pakënaqësive për kostot e larta të jetesës. Protestuesit kanë kërkuar largimin e qeverisë së koalicionit të qendrës së djathtë, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve kombëtare që pritet të mbahen në maj.

Vetëm pak orë pas protestës, partia më e madhe aleate e kryeministrit Sharl Mishel doli nga koalicioni qeverisës. Flamandët e N-VA i tërhoqën ministrat e tyre nga koalicioni, pasi kryeministri nuk mori parasysh qëndrimin e tyre kundër planit të OKB-së për emigracionin, të cilin ai e firmosi në Marok të hënën.

Pas largimit të aleatëve, Mishel tha se do të vijojë të punojë me një qeveri pakice dhe do të ristrukturojë postet në kabinetin e tij. Kjo duket si detyrë e vështirë për qeverinë, pasi në bazë të ligjit, belgët frëngjishtfolës dhe ata që flasin holandisht duhet të përfaqësohen të cabinet me të njëjtin numër ministrash.

Kryeministri belg tha se do të mbajë një koalicion pakice me Lëvizjen Liberale Reformiste franceze  dhe dy parti flamande.

"Do ta mbroj Belgjikën në konferencën ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara. Qeveria portokalli është e bindur të ruajë vazhdimësinë, përgjegjësinë dhe stabilitetin", ishte reagimi i kryeministrit pas largimit të partisë aleate.

Shtete të tjera evropiane, veçanërisht ato të Evropës Lindore, nuk do ta nënshkruajnë paktin e migracionit, pasi i druhen rritjes së emigracionit në kontinentin e vjetër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy