Tepelenë/ Thahet Ujëvara e Peshturës, monumenti i natyrës 400 metra i lartë lihet në harresë

Tepelenë/ Thahet Ujëvara e Peshturës, monumenti i natyrës 400 metra i lartë lihet në harresë

Një nga asetet më të rëndësishme turistike dhe bukuritë e rralla natyrore të Tepelenës, Ujëvara e Peshturës, po përballet me një situatë kritike. 

 

Si rrallëherë më parë, rrjedha e saj ujore është tharë plotësisht, duke dhënë një dëshmi alarmante jo vetëm të ndryshimeve klimatike dhe thatësirës, por edhe të mungesës së plotë të vëmendjes nga institucionet. 

 

E ndodhur në zonën e thyer malore të fshatit Progonat, kjo ujëvarë është një monument natyror që bën pjesë në grupin gjeomorfologjik kompleks. Me një lartësi mbresëlënëse prej rreth 400 metrash, ajo ofron një peizazh përrallor të rrethuar nga kanione dhe male. 

 

Ky pozicion strategjik mbart një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit të aventurës, ngjitjes malore dhe ekoturizmit në jug të vendit. Megjithëse mund të ishte një minierë ari për ekonominë lokale dhe një destinacion i preferuar për të apasionuarit pas natyrës, ky potencial mbetet krejtësisht i pashfrytëzuar. 

 

Vizitorët dhe guidat turistike ndeshen me vështirësi të shumta për të arritur deri tek ajo. Tharja e përkohshme e ujëvarës duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për autoritetet për të kthyer sytë nga ky monument natyre, pasi pa infrastrukturë dhe kujdes, perla e Progonatit rrezikon të mbetet thjesht një kujtim në fotografitë e vjetra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy