Policia greke përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kundërshtonin marrëveshjen me Maqedoninë

Policia greke përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kundërshtonin marrëveshjen me Maqedoninë

Mijra grekë protestuan në qytetin verior të Selanikut për marrëveshjen me Maqedoninë fqinjë duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të vjetër mbi emrin e saj.

Athina dhe Shkupi arritën një marrëveshje në qershor duke i dhënë fund viteve të acimit midis dy vendeve mbi emrin e shtetit të vogël ballkanik, por kjo ka shkaktuar një reagim të zemëruar nga shumë grekë, shkruan Reuters.

Të shtunën, policia qëlloi me gaz lotsjellësish një grup individësh të cilët u ndanë nga një grup kryesor i demonstruesve dhe hodhën gurë ndaj policisë duke shkaktuar trazira.

Televizioni Shtetëror tregoi imazhet e policisë që ndiqnin protestuesit pranë barrierave të ngritura rreth një parku tregtar ku po zhvillohej një panair vjetor tregtar, ku do të ishte i pranishëm edhe kryeministri Alexis Tsipras dhe do të mbante një fjalim për ecurinë e ekonomisë vendase.

Burimet e policisë vlerësuan se numri i protestuesve ishte rreth 15,000, shumë që mbanin flamurin grek dhe të bardhë.

Greqia ka qenë në kundërshtim me Maqedoninë që nga viti 1991 mbi emrin e shtetit ballkanik, duke argumentuar se mund të nënkuptojë pretendime territoriale mbi krahinën e saj me të njëjtin emër dhe një përvetësim të kulturës dhe civilizimit grek të lashtë.

Selaniku është kryeqyteti i provincës veriore të Maqedonisë.

Nga ana tjetër Maqedonia ka thirrur një referendum më 30 shtator mbi marrëveshjen me Greqinë për të ndryshuar emrin e saj në Republikën e Maqedonisë Veriore. Por shumë grekë kundërshtojnë çdo emër që përfshin Maqedoninë.

Të shtunën, kancelarja gjermane Angela Merkel u kërkoi maqedonasve të përqafojnë marrëveshjen me Greqinë për të siguruar anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy