Një i ri u plagos me kallashnikov në Shkodër, ndërsa policia arrestoi 3 autorët. Njëri prej tyre është shoku i 23-vjeçarit që luftoi për 8 orë me vdekjen në shtretërit e spitalit të Tiranës. Gjithçka mendohet se ka ndodhur pas një sherri momental, për femra dhe jetën e luksit.
Hermes Beqiri u qëllua disa herë me kallashnikov në lagjen Kiras të Shkodrës. Njëri nga autorët ishte miku i tij dhe gjithçka mendohet se ka ndodhur pas një sherri momental për femra dhe jetën e luksit. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, ndërsa paraditen e kësaj të diele, policia arrestoi autorët. Drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka tha se autorët u vunë në pranga, ndërsa ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit.



