Lotaria amerikane/ Ambasada jep një njoftim të rëndësishëm

Lotaria amerikane/ Ambasada jep një njoftim të rëndësishëm

Ambasada amerikanë në Tiranë ka postuar një njoftim me rëndësi aplikantët për Lotarinë.

Ambasada sqaron se “nëse jeni të martuar, edhe bashkëshortja juaj mund të aplikojë si aplikante kryesore dhe ju përfshin ju dhe fëmijët nën 21 vjeç e të pamartuar tek aplikimi i saj.

Njoftimi i plotë në faqen e Facebook të Ambasadës amerikane

Përshëndetje të gjithëve! Ju lutem mbani mend, periudha e re e regjistrimit për DV 2019 është aktualisht e hapur dhe mbyllet të mërkurën, më 22 nëntor 2017. Nëse keni aplikuar përpara datës 18 tetor 2017 për DV¬2019, aplikimi juaj nuk do të merret në konsideratë dhe do t’ju duhet të dorëzoni një aplikim të ri gjatë periudhës së re të regjistrimit. Ju NUK do të skualifikoheni për shkak se po aplikoni sërish, por mbani mend që ju duhet të regjistroheni vetëm një herë si aplikant kryesor gjatë periudhës 18 tetor – 22 Nëntor 2017. Nëse jeni të martuar, edhe bashkëshortja juaj mund të aplikojë si aplikante kryesore dhe ju përfshin ju dhe fëmijët nën 21 vjeç e të pamartuar tek aplikimi i saj. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët kur aplikuat në datat 3¬10 Tetor 2017. Lexoni udhëzimet përpara se të aplikoni: https://go.usa.gov/xnruQ.

Gjithashtu, ambasada fton qytetarët që të pyesin në komentet në statusin e publikuar, lidhur me ndonjë paqartësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy