Thaçi: Forca e Sigurisë së shpejti me mandat të ri, marrëveshje historike me Serbinë

Thaçi: Forca e Sigurisë së shpejti me mandat të ri, marrëveshje historike me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë në “Ditën e Gjermanisë”, ndërsa gjatë këtij takimi theksoi se Forcat e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të marrin mandatin e ri.

Thaçi po ashtu theksoi se duan ta bëjnë marrëveshjen historike me Serbinë, që duhet të sjellë njohjen reciproke dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve, si dy shtete fqinje.

“Forcat e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të marrin mandatin e ri të tyre. Natyrisht, gjithmonë duhet ta kujtojmë se këto forca janë bërë në partneritet me Paktin NATO dhe kështu do të jetë gjithmonë. Ne duam ta bëjmë marrëveshjen historike me Serbinë, që duhet të sjellë njohjen reciproke dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes nesh, si dy shtete fqinje. Ne nuk pranojmë asgjë më pak se njohjen formale nga Serbia. Njohja reciproke Kosovë-Serbi hap rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, për të dy vendet”, ka thënë presidenti Thaçi.

Dështimi i arritjes së marrëveshjes dhe mungesa e njohjes reciproke, sipas presidentit Thaçi, nënkupton status-quo dhe vazhdim të konfliktit të ngrirë.

Presidenti Thaçi ka thënë se për realizimin e këtyre qëllimeve të rëndësishme, ka përkrahjen e shtetit mik të Gjermanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy