
Një aksident me një viktimë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Divjakë- Çermë.
Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën pranë fshatit Çermë Shkumbin.
Nga përplasja ka mbetur viktimë një 39 vjeçar me inicialet B.C dhe katër të plagosur të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



