WSJ: Vëllai i Kim Jong Un ishte informator i CIA-s

WSJ: Vëllai i Kim Jong Un ishte informator i CIA-s

Kim Jong Nam, vëllai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mund të ketë qenë bashkëpunëtor i CIA-s. Ai dyshohet se ishte informator i CIA-s dhe është takuar në disa raste me shërbimet sekrete amerikane. Kim Jong Nam u vra në shkurt të vitit 2017 në aeroportin e Kuala Lumpur në Malajzi.

Lajmin e bën të ditur Wall Street Journal, e cila i referohet një personi anonim që ka informacion në lidhje me këtë çështje.

“Kishte një lidhje” mes tij dhe CIA-s, bën të ditur burimi. Kim Jong Nam u vra në 2017-n nga dy gra që i hodhën në fytyrë gaz nervor Vx.

Liderët amerikanë dhe ata të Koresë së Jugut e kanë akuzuar gjithnjë për këtë sulm Penianin, por ky i fundit e ka mohuar përfshirjen.

Megjithatë, detaje të tjera në lidhje me marrëdhënien që ai mund të ketë pasur me CIA-n mbeten të panjohura.

Por ish-zyrtarë të tjerë amerikanë ngulin këmbë se vëllai i Kim ka jetuar jashtë Koresë së Veriut për vite të tëra dhe për këtë arsye mund ta ketë pasur të kufizuar aksesin në rrethin e ngushtë të liderit komunist, Kim Jong Un.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy