Një servis automjetesh është përfshirë nga flakë të fuqishme në orët e para të mëngjesit në Sarandë.
Për pasojë janë djegur plotësisht tre automjete që ndodheshin aty.
Menjëherë sapo janë sinjalizuar, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Flakët janë shuar menjëherë, edhe pse nuk u arrit që të parandalohej djegia e tre makinave. Ka dyshime se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.



