Ibrahimaj: Do monitorojmë çmimet e hidrokarbureve. Nëse vijon e njëjta situatë do ngremë Bordin e Transparencës

Ibrahimaj: Do monitorojmë çmimet e hidrokarbureve. Nëse vijon e njëjta situatë do ngremë Bordin e Transparencës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri me dije këtë të mërkurë se çmimet e hidrokarbureve do të jenë në monitorim.

 

Sipas Ibrahimajt, qeveria do të ngrejë Bordin e Transparencës nëse rritja e çmimeve të hidrokarbureve vijon.

 

Kemi pasur eksperiencë gjatë krizës 2022-2023 ku çmimi i naftës u rrit, kur u ngrit një bord, nuk vlerësojmë se ende jemi në fazën që duhet të kemi nevojën për ngritjen e bordit, por nëse situata vijon do të duhet të hyjmë në këtë regjim. Ne do të marrim nga administrata doganore çmimet e bursës që i referohet doganave dhe lëndëve që hyjnë në vend. Ne do të marrim çmimet dhe do shohim se me çfarë çmimi zhdoganojnë çdo ditë çmimet e tregut. Ky monitorim do të bëhet për të kuptuar se si vijojnë marzhet. Ne nuk mund të ndërhyjmë në çmimet e bursës, por ajo që mund të bëjmë nëse ka abuzime apo spekulime me çmimet kjo është ajo që ne do të ndjekim me bazë ditore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy