Viti i Ri Kinez, 2024 është viti i Dragoit/ Kuptimi, historia dhe kuriozitetet

Viti i Ri Kinez, 2024 është viti i Dragoit/ Kuptimi, historia dhe kuriozitetet

Pritja e madhe për Vitin e Ri Kinez, festohet më 10 shkurt, me 16 ditë festimesh që nga vigjilja e 9 shkurtit, deri më 24 shkurt.

Deri më 28 janar 2025, ky do të jetë viti i Dragoit të Drurit, kafsha e pestë e zodiakut kinez.

Viti i fundit i dragoit para 2024 ishte 2012 dhe viti i ardhshëm do të ndodhë përsëri në 2036, por në atë rast do jetë Dragoi i zjarrit.

Në fakt, duhet mbajtur mend se 12 shenjat duhet të shumëzohen me pesë, sepse çdo 12 vjet një nga pesë elementët natyrorë kinezë alternohet, metali, uji, zjarri, druri, dheu.

Dragoi i Drurit është i lidhur me Tokën Yang, nga e cila trashëgon disa nga karakteristikat e tij duke përfshirë ndershmërinë, besueshmërinë, kënaqësinë, qetësinë, qëndrueshmërinë dhe është i lidhur me pemët e larta dhe pyllin.

Duke qenë prej druri, ngjyra e tij është jeshile dhe kjo shpjegon pse viti 2024 është përcaktuar edhe si viti i Dragoit të Gjelbër. Nga ana tjetër, dragoi përfaqëson fuqinë, fisnikërinë, nderin, fatin dhe suksesin.

Viti i Ri Kinez ka një histori mbi tre mijë vjet dhe origjina e tij lidhet me besimet në hyjnitë e lashta. Data e Vitit të Ri Kinez përkon me ditën e parë të kalendarit kinez. Në kalendarin Gregorian, në përdorim në Perëndim, ndryshon çdo vit, por është gjithmonë midis 21 janarit dhe 20 shkurtit. Periudha festive zgjat 16 ditë, duke filluar në natën e Vitit të Ri dhe duke përfunduar me Festën e Fenerëve.

E kuqja është ngjyra kryesore e Vitit të Ri Kinez e cila do të dekorojë rrugët, sheshet, klubet, dyqanet, shtëpitë dhe ndërtesat në çdo cep të vendit.

Kinezët besojnë se Viti i Ri ndikon në të gjithë rrjedhën e vitit, ka shumë bestytni dhe tabu për t’u respektuar. Për tre ditët e para të vitit besohet se pastrimi ose larja e flokëve “fshin fatin e mirë”.

Një shembull tjetër? Foshnjat që qajnë mendohet se sjellin fat të keq në familje, ndaj të vegjlit duhet të përkëdhelen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy