
Një raport i Organizatës Botërore të Ushqimit zbulon se 40% e fermave në Shqipëri përdorin antibiotikë, shpesh pa receta dhe me keqpërdorim.
Ana Vuksani, eksperte e sigurisë ushqimore tha në studion e MCN Economy se alarmi vjen nga jashtë pasi në vendin tonë kemi zero transparencë nga institucionet. Më tej Vuksani tha se shkencëtarët në Europë kanë zbuluar se antibiotikët e përdorur te kafshët mund të krijojnë rezistencë edhe tek njeriu.
Po ashtu ekspertja tha se nëse vazhdojë me këtë ritëm, do të kemi një ulje akoma dhe më të madhe të numrin të lopëve të qumështit, deleve dhe dhive.
Këto alarme vijnë nga jashtë se ne kemi zero transparencë nga institucionet tona. Vendet e tjera, qoftë dhe vendet e rajonit, vendet që flasin shqip në momentin që ka problem me ushqimin, qoftë me mbetje mbi normën e lejuar të antibiotikëve, qoftë me mbetje mbi normën e lejuar të pesticideve, pra për çdo risk potencial të shfaqur në një ushqim menjëherë njoftohet konsumatori për riskun që i kanoset dhe gjithashtu për të gjitha masat që institucionet përkatëse kanë mattë në mënyrë të tillë për të reduktuar apo zhdukur komplet riskun që vjen në shëndetin e njeriut.
Në momentin që pati një studim të mirëfilltë nga shkencëtarët dhe u vu re që po rritej ARM për baktere të caktuara, po krijohen superbaktere që ne nuk mund t’i luftojmë më me antibiotikë. U rrit rezistenca e këtyre baktere te kafshët dhe konsumimi i produkteve, nënprodukteve të kafshëve, dhe u bë një korrelacion mes shëndetit të kafshëve dhe shëndetit të njeriut, që edhe njeriu ka një studim të fundit mundet të krijojë këtë rezistencën nga antibiotikët Europa në 10 vitet e fundit ka reduktuar përdorimin e antibiotikëve në masën 50%.
Kampionimi është bërë mjaftueshëm duke pasur parasysh numrin e kafshëve që kemi në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT, personalisht kam rezervat e mia, në 10 vitet e fundit kemi reduktim të numrit të kafshëve, gjedhit, lopëve delet dhe dhitë Nëse do vazhdojmë me këto ritëm, pas 10 vjetësh këto kafshë do i shohim në kopshtin zoologjik.



