Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë/ Gjykata e Lezhës liron nga qelia të miturin Ardjan Gjinkolaj

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë/ Gjykata e Lezhës liron nga qelia të miturin Ardjan Gjinkolaj

Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia, 18-vjeçarin Ardjan Gjinkolaj, i cili në muajin maj të vitit 2021 bashkë me 4 persona të tjera akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës, ngjarje kjo e cila tronditi mbarë opinionin publik dhe solli mjaft reagime.Ndaj të miturit u vendos masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", ndërsa zëvendesimi i masës erdhi me kërkesë të palës mbrojtëse e cila u pranua nga gjyqtari i çështjes me argumentin se kanë kaluar afatet e paraburgimit, ndërsa vendimi është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit në Shkodër, pas ankimit që i kishte bërë prokurori. 

Çështja panale në ngarkim të 5 personave është në proçes gjykimi në Gjykatën e Lezhës, ndërsa prokurori Ylli Pjeternikaj ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë.Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e cila do të vendosë për fatin e të akuzuarve, teksa prej muajsh seancat gjyqësore po zvarriten për shkaqe të ndryshme.Nga hetimet e kryera organi i akuzes ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë kryer veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç".

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi Ardjan Gjinkolaj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze 15-vjeçe, i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy