Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thotë se Kosova duhet të përgatitet të pranojë asociacionin. Duke komentuar propozimin franko-gjerman, si një mundësi për t’u diskutuar në Samitin e Parisit, Milo tha se gjetja e kompromisit është e domosdoshme, pasi edhe mbi Kosovën presionet janë në rritje.
Kosova duhet të përgatitet për kompromis, duhet të përgatitet të pranojë asociacionin sepse presionet po vijnë në rritje nga SHBA dhe BE. Duhet gjetur një zgjidhje, kompromisi është i domosdoshëm. Por varet sa e përgatitur është Serbia të bëjë lëshime. Serbia me siguri ka kthyer edhe përgjigje. Por kjo e fundit është konfidenciale. Nesër do të shikojmë çfarë do të deklarohet.
Milo tha se propozimi franko-gjerman, edhe pse i balancuar, nuk do të pranohet nga Serbia.
Dokument i balancuar i ngritur mbi dy shtylla kryesore: njohja e Kosovës dhe krijimi i asociacionit të komunave serbe. Dhe e treta premtimi për të përshpejtuar integrimin e Serbisë në BE. Serbët kanë të dhënë të kuptojnë se nuk do ta pranojnë. Palët tani do të kërkojnë një kompromis mes këtyre dy pikave qendrore.
Zbatimi i planit franko-gjerman dhe i mirëpritur. Shenjat janë se Sebia nuk e pranon këtë propozim sepse ai çon në njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Takimi nesër nëse do të ketë ndonjë element të ri, do të mund ta shohim. Nëse qëndron në suazat e përsëritjes së kushteve të vëna, nuk besoj se do të ketë përparim substancial.



