Endri Shabani, kreu i lëvizjes Thurrje në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Tv ka komentuar lidhur me resortin turistik në ishullin e Sazanit për të cilin u shpreh se shpesh investitorët e huaj janë oligarkë lokalë dhe se mediat ndërkombëtare flasin se pas dhëndrit të Trump fshihet Shefqet Kastrati.
Ai tha se duhet debat publik dhe garë e hapur për të tilla investime, ndërsa theksoi se shqiptarët e thjeshtë nuk mund të shfrytëzojnë pasuritë kombëtare.
Shabani bën me dije se ky projekt ka mungesë të theksuar transparence dhe se opozita hesht se ka përfitimet e saj nga ky projekt.
Intervista e plotë
1.Zoti Shabani si e shihni ju dhënien e ishullit të Sazanit për investime turistike Jared Kushner, dhëndrit te ish presidentit Donald Trump?
Ka shumë çështje, e para që ata që na paraqiten si investitorë të huaj shpesh janë oligarkë lokalë dhe gjasat janë që ky investitor i huaj të jetë një oligarkë shqiptar pasi mediat e huaja flasin se pas Kushner të fshihet Shefqet Kastrati, por që logoja vjen nga një aktor ndërkombëtar dhe ata marrin komisionin me të. Ka shumë çështje që lidhen me zhvillimin e ishullit të Sazanit. Arsyeja pse kemi disa zona të mbrojtura është sepse ato kanë histori, por kanë dhe faunë, një flor të zhvilluar e cila në momentin që aty çon beton dhe ndërton ato humbasin, humbet historia dhe ekuilibri. Tani çështje të tilla nuk mund të merren nga një njeri i vetëm qoftë dhe kryeministri, duhet të ketë një hapje debati. Dhe e treta unë besoj se vendet si Shqipëria duhet ti japin përparësi bizneseve lokale, nëse vendosim të zhvillohemi në turizëm, dhe këtë se bëjmë dot duke incentivuar shqiptarët e diasporës sepse ajo që kemi parë është se janë tre katër oligarkë që kanë marrë të gjithë pasuritë kombëtare për shkak të një ligji korruptiv si ligji i investimeve dhe kemi një spastrim ekonomik dhe aty është ndërtuar një resort dhe shqiptari zakonshëm se akseson dot atë. Marr rastin e bregut të jugut, ka pasur disa plazhe që ne shkonim dhe laheshim sot aty ka trah dhe aty nuk po arrijmë dot të bëjmë asnjë javë pushime, ka një spastrim ekonomik aty.
2.Deri tani qeveria nuk ka zbuluar të dhëna për projektin por bëhet fjalë për një investim prej 1 miliard dollarësh, që sipas kryeministrit Rama do sjellë turistë elitarë dhe do e largojë Shqipërinë nga turizmi masiv... Ju si e shihni?
Po ca është koncepti i turizmit elitar. Trafikantët e drogës kanë shumë para këta janë turizmi eliar, unë do doja një turizëm të aksesueshëm për të gjithë shqiptarët. Dhënia e aksesit për të vendosur trah është përjashtim për pjesën më të madhe të shqiptarëve. Nëse këto do bëhen investime realisht 1 mld dollarë, mungesa e transparencës na bën të mendojmë se mund të mos jetë ky investim dhe mund të jenë paratë tona, nisur nga toka, ne u ndërtojmë atyre infrastrukturën, i çojmë dritat, tunelet me paratë tona që paguajmë taksat dhe ky elitari ndërton. Toka i merret shqiptarit të varfër, ndërtohet resorti dhe pastaj ky shqiptari i varfër se akseson dot. Filipine, Maldive, Kenia po ti shohësh rreth e qark resortit ka një varfëri ekstreme sepse pjesa më e madhe që investohet nuk shpërndahen përqark. Prandaj mungesa e transparencës na bën të mendojmë se çfarë do përfitojë Shqipëria dhe çfarë ata dhe pse eksperienca na ka treguar se ne thjeshtë paguajmë faturën dhe nuk fitojmë asgjë.
3.Si e lexoni faktin që deri tani opozita ka heshtur për këtë investim? Disa pikëpyetje ka ngritur sot në komisioniun e sigurisë deputeti Ervin Salianji i cili tha se me këtë investim është i lidhur edhe Charles Mcgonigal.....
Nuk e di, nuk habitem, unë besoj që dhe me marrëveshjen që po ndodh aktualisht mes Ramës dhe Berishës besoj se këta janë bashkë në një nivel përfitimi dhe se kam parë Berishën të reagojë as për gradaçelat që po ndërtohen në qendër të Tiranës, nuk e kam parë të reagojë dhe për resortet në Gjirin e Lalzit, kështu që nuk habitem sepse është brenda asaj që kemi parë në 30 vjet, pazaret me oligarkët. E thënë thjeshtë këta kanë bajram dhe pashkë, por oligarkët i kanë bashkë, qeverisin në një mënyrë. Këta s’ia kanë prish biznesin njeri tjetrit dhe nuk pres që Berisha të reagojë për këtë.
4. Kryeministri Rama sulmoi ashpër drejtësinë e re për sekuestron e bazës së Limionit të Sarandë …. Çfarë fshihet pas këtij sulmi, a po mbron Rama oligarkët sipas jush dhe pse?
Jo vetëm, unë nuk besoj. Këta janë një nga arsyet pse Rama dhe Berisha janë bashkë është lufta me drejtësinë, të dy janë subjekte të drejtësisë së re. Kështu që pres që këta do bëhen gjithnjë e më tepër bashkë për ta penguar këtë drejtësi. Oligarkët pastaj janë pjesa në mes, janë biznese që i ndajnë me politikanët që ju japin akses në pasurinë tonë kombëtare dhe është e pritshme që Rama do sulmojë SPAK, dhe ajo që do ndodhë tani në parlament do të jenë iniciativa për të penguar punën e SPAK, për ti vendosur shkopinj nën rrota SPAK sepse të dyja janë kundër kësaj drejtësie.
5. Dhe së fundi zoti Shabani, desha një koment për marrëveshjen mes maxhorancës dhe rithemelimit për normalizimin e situatës në kuvend. Kush doli më i fituar nga kjo marrëveshje?
Kushdo që ka mendje me vjedh Shqipërinë. Ai që ka humbur është qytetari shqiptar. Ne ende se kemi parë ku do e çojnë por synimi sipas meje është pengimi i drejtësisë.



