Greqia, Bullgaria dhe Rumania bashkë-nënshkruan një marrëveshje për zgjerimin e rrjetit të tubacioneve të karburantit të NATO-s drejt krahut lindor të Aleancës.
Në firmosjen e marrëveshjes ishin ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias, homologu bullgar Todor Tagarev dhe zëvendësministrja rumune e Mbrojtjes Simona Cojocaru vjen pas takimit trepalësh të kryeministrave të Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në Varna më 9 tetor.
“Gjurma e Greqisë si një qendër energjetike është rritur dhe roli i portit të Aleksandoupolis është përmirësuar më tej,” tha Dendias.
"Kjo nismë u shërben interesave greke, pasi promovon përdorimin e infrastrukturave në territorin grek dhe ndërlidhjen e tyre si me Bullgarinë ashtu edhe me Rumaninë. Në të njëjtën kohë, zgjerimi i sistemit të gazsjellësit grek dhe ndërlidhja e tij me dy vendet e tjera aleate në krahun lindor të NATO-s dërgon një mesazh të vullnetit të fortë politik për bashkëpunimin e tre vendeve në kuadrin e NATO-s", shtoi ai.



